Lajme

Strategjia e Rusisë: Sulme ndaj rezervuarëve kimikë për të krijuar mini-katastrofa ekologjike


Rusët tani po përpiqen të përdorin “bomba të pista” për të dobësuar rezistencën e shoqërisë civile ukrainase.

Jo bomba atomike apo edhe armë kimike si gazi sarin, por sulme ndaj tankeve plot me substanca të rrezikshme, që përdoren nga industritë për t’i shpërndarë ato në mjedis dhe për të gjeneruar mini-katastrofa ekologjike.

Ndodhi një natë tjetër në periferi të qytetit verilindor të Sumy, ku raketat shkaktuan një rrjedhje amoniaku në fabrikën e kompanisë Sumykhimprom, duke alarmuar të gjithë zonën.

Është kurioze sesi agjentët kimikë të sofistikuar të krijuar nga mendja e njeriut janë më pas në mëshirën e një elementi të thjeshtë dhe natyror si era, për t’u shndërruar në armë vdekjeprurëse, ose për t’u shpërndarë në atmosferë pa ndonjë efekt të dëmshëm.

“Gjithçka varet nga drejtimi i erës. Nëse fryn drejt zonave të ndërtuara, mund të vrasë mijëra njerëz, por nëse shkon në drejtim të kundërt, asgjë nuk do të ndodhë”, thanë drejtorët e Institutit të Fizikës dhe Kimisë në Universitetin e Kievit, Sergey Kolotilov dhe Dmitry Volochnyuk.

Të dy tani janë oficerë rezervë të ushtrisë dhe ndjekin programe të mbrojtjes me kohë të plotë kundër armëve jokonvencionale.

Dje në mëngjes ishte riparuar rrjedhja e gazit. Por ukrainasit akuzuan Rusinë se dëshiron të krijojë atë që Kievi e quan një “katastrofë industriale”, që është një katastrofë mjedisore në qendrat urbane, që të krijojnë panik në mesin e popullatës dhe të nxisin qeverinë Zelensky të mendojë dorëzimin.

Moska nga ana tjetër ka mohuar akuzat.

Në mesditë zëdhënësit e Kremlinit pretenduan se e gjithë kriza ishte provokuar qëllimisht nga “nacionalistët ukrainas” për të dëmtuar imazhin e vendit të tyre.

As nuk është e çuditshme që aksidenti ndodhi në Sumy.

Ashtu si në rastin e Mariupolit apo Kharkiv-it, komandantët e Moskës janë të zemëruar që ky qytet me më pak se 265 mijë banorë, i vendosur pak kilometra nga kufiri rus, nuk e ka ngritur ende flamurin e bardhë.

Çdo fole rezistence paraqet një problem për ta, largon njerëzit dhe automjetet nga betejat më të rëndësishme rreth kryeqytetit dhe në jug

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore