Lajme

Stoltenberg thirrje Rusisë të tërheqë forcat dhe të ndalë luftën


Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë që t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha forcat e saj, duke shtuar se aleanca nuk do të dërgojë trupa apo avionë luftarakë për të mbështetur Kievin pasi nuk dëshiron të bëhet pjesë e konfliktit.

“Sulmi rus është krejtësisht i papranueshëm dhe është mundësuar nga Bjellorusia”, tha Stoltenberg të martën pas takimit me presidentin polak Andrzej Duda.

Ai shtoi se, “NATO është një aleancë mbrojtëse, ne nuk kërkojmë konflikt me Rusinë. Rusia duhet të ndalojë menjëherë luftën, të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina dhe të angazhohet me mirëbesim në përpjekjet diplomatike”.

Lexo zhvillimet e fundit duke klikuar KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore