Sport

Steven da Costa fiton medaljen e arit në karate për meshkuj -67 kg


Kampioni botëror i 2018, francezi Steven da Costa ka fituar medaljen e artë në karate në ngjarjen kumite për meshkuj -67 kg.

Ai ka fituar dy kampionatet botërore të fundit dhe tashmë bëhet kampioni i parë olimpik për meshkuj në këtë ngjarje.

Ai mposhti në finale, turkun Eray Samdan me rezultatin 5-0.

Medalje ari për Da Costa, argjendi për Samdan dhe bronzi për Darkhan Assadilov të Kazakistanit dhe Abdel Rahman Almasatfa të Jordanisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore