Bota

Steve Bannon nuk hap dot akademinë e tij politike, katolike


Ish-këshilltari i Presidentit të Amerikës, Steve Bannon, ka humbur betejën ligjore për të ngritur akademinë e tij politike, katolike, të djathtë, në një manastir të Italisë.

Këshilli i Shtetit vendosi kundër Institutit Dignitatis Humanae (DHI), i cili e mbështet Bannon-in.

Çështja ka qëndruar pezull në sistemin gjyqësor italian, për vite me radhë, me padi dhe kundër padi, midis DHI-së në njërën anë, ministrisë së kulturës dhe një grup organizatash lokale mjedisore.

Bannon, i cili është vetë katolik, ka ndihmuar në hartimin e kurrikulës për kurse, të aktivistëve katolikë, të djathtë.

Shumë banorë e kundërshtuan shkollën dhe në 2019, ministria mori qira 19-vjeçare, duke përmendur shkelje të detyrimeve kontraktuale. Instituti bëri thirrje në gjykatën rajonale duke thënë se lëvizja ishte e motivuar politikisht.

Themeluesi i institutit, Benjamin Harnëell, konfirmoi vendimin e së hënës kundër DHI-së, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Gjatë qeverisjes së Trump, projekti për institutin gjeti mbështetje tek politikanët e djathtë populistë, të Italisë.

Me kalimin e viteve, projekti humbi mbështetjen e konservatorëve katolikë Romakë, përfshirë Kardinalin Amerikan, Raymond Burke, i cili për vite me radhë mbështeti fuqimisht Bannon-in dhe ishte një president nderi i institutit.

Bannon u akuzua vitin e kaluar për mashtrim të mbështetësve të vetë presidentit, gjatë një përpjekje për të mbledhur fonde private, për të ndërtuar murin e presidentit në kufirin SHBA-Meksikë. Ai u deklarua i pafajshëm.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore