Sport

Sterling shpreh interes për t’iu bashkuar Barcelonës


Pavarësisht se ishte një nga lojtarët më të mirë të Anglisë gjatë Kampionatit Evropian “Euro 2020”, Raheem Sterling është i frustruar, pasi ai nuk po starton me ekipin e parë në Etihad Stadium, i cili ka qenë titullar vetëm tre ndeshje këtë sezon.

26-vjeçari, i cili ka 18 muaj të mbetur në kontratën e tij, është sfiduar nga Pep Guardiola për t’u rikthyer në ekipin e parë dhe për të gjetur formën e tij më të mirë, por Sterling nuk beson se ai është në planet afatgjata të spanjollit.

Raportet thonë se Sterling ka informuar Guardiolën se do të dëshironte t’i bashkohej Barcelonës, të cilët kanë shfaqur interes të vazhdueshëm për anglezin.

Blaugranat fillimisht kërkojnë që ta marrin Sterling-un në huazim në merkaton e janarit, dhe më pas të shikojnë për një kontratë afatgjatë.

Raheem Sterling, Manchester City

Kur Guardiola u pyet për të ardhmen e Sterling në një konferencë për shtyp, ai tha se nuk ka përgjigje deri në fund të merkatos së janarit.

“Mos më pyesni që tani e tutje deri në ditën e fundit të merkatos sepse nuk do të përgjigjem”, tha Guardiola.

“Unë nuk do t’i përgjigjem asnjë pyetjeje se çfarë do të ndodhë në të ardhmen sepse nuk e di. Dhe nuk jam i shqetësuar për atë punë asnjë sekondë”.

Ndërkohë, hierarkia e City-t ende sheh një të ardhme për Sterling në klub dhe ata nuk janë të sigurt nëse duhet ta lënë të largohet anglezi.

Ata mund ta lënë Sterling të largohet, nëse arrijnë marrëveshje me lojtarin e Real Sociedad, Mikel Oyarzabal, i cili ka qenë një nga objektivat kryesore të Cityt për një kohë të gjatë.

Gjithsesi, Sterling do të përpiqet të shtyjë një lëvizje te Barcelona, ​​duke refuzuar PSG, Juventus, Inter dhe Atletico Madrid-in,  të cilët janë të interesuar për sulmuesin anglez.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore