Sport

Sterling, qëndrimi me City-n afër konfirmimit


Raheem Sterling nuk kaloi një sezon shumë të mirë me Manchester City-n.

Gjatë sezonit, ai humbi vendin e titullarit, duke parë yllin tjetër anglez, Phil Foden, që luantë në vendin e tij.

Këto evente shtynë mediat angleze të raportonin se ai është afër largimit.

Në fakt, një gjë të tillë e konfirmoi edhe vet Sterling pas gjysmëfinaleve të Champions-it.

Ai tha që nuk është i lumtur me atë se çfarë po ndodhte, dhe mund të mendojë për një aventurë të re.

Por, mesa duket, kjo gjë ka ndryshuar shumë shpejtë.

Ylli i tre luanëve, pasi startoi nga fillimi në finalen e Champions League-s, është ndjerë se trajneri Guardiola ka ende besim në të.

Këtë gjë, ai e ka konfirmuar pas një bisede që ka pasur me trajnerin spanjoll, raporton the Athletic.

Pep i ka shprehur Sterling-ut besimin e plot, duke i thënë që ende llogaritë totalisht në shërbimet e tij.

Ky ndryshim në qëndrim vjen edhe pasi City konfirmoi që nënshkrimi me Jack Grealish është i paaritshëm.

Sterling, aktualisht në detyrë me Anglinë në EURO 2020, pritet të rinovojë kontratën deri në vitin 2026.

Kjo gjë do të zyrtarizohet menjëherë pasi aventura e tij në Evropian përfundon.

Qëndrimi i Sterling mund të hap derën për një largim të mundshëm të yllit algjerian, Riyad Mahrez.

Shumë lojtar të City-t, edhe pse të lumtur me situatën në klub, kërkojnë largimin.

Kjo sepse një ekip i mbushur me aq shumë yje, nuk premton pozitë titullari për të gjithë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore