Teknologji

Statuset e Whatsapp-it për përdoruesit


Whatsapp, aplikacioni i komunikimit në internet, ka njoftuar përdoruesit se zhvillimet më të reja lidhur me përditësimet dhe veçoritë e reja të tij do të bëhen të ditura përmes funksionit Status.

“Whatsapp tani është edhe në Status! Ne do t’ju njoftojmë për përditësimet dhe veçoritë e reja këtu”, paraqet Whatsapp-i në postimin e tij të parë duke u bërë me dije përdoruesëve se do të informohen për më të rejat e aplikacionit përmes funksionit Status.

Vakuumi i krijuar lidhur me mungesën e qartësisë së përdoruesëve për politikat e ndjekura në mbrojtje të privatësisë, ka shtyrë Whatsapp-in të sigurojë përdoruesit e vet se është në mbrojtje të të dhënave të tyre personale. “Një gjë e cila nuk është e re është angazhimi ynë për privatësinë tuaj”, ka pasuar Status-i i dytë i aplikacionit.

Whasapp-i në kuadër të mbrojtjes së të dhënave ka shtuar se serveri i tij nuk i ruan bisedat e shkruara dhe të folura të përdoruesëve. Ai siguron se bisedat e tyre mbeten të njohura vetëm për vet përdoruesit.

Status-et e aplikacionit përmbyllen me një thirrje për të gjithë përdotuesit rë cilët duhet të mos harrojnë në informohen për çdo të re të Whatsapp-it përmes funksionit Status. “Qëndro i azhurnuar për më shumë të reja”, shkruan ai te postimi i fundit.

Kjo zgjedhje e Whatsapp-it për të informuar përdoruesit e tij përmes Status-eve është një mënyrë e mirë për t’i mbajtur përdoruesit në koherencë me të rejat më të fundit. Njohja me përditësimet përmes vet aplikacionit është metodë më e lehtë informimi dhe gjithashtu më e shpejtë pasi përdoruesit nuk do të duhet të kontrollojnë faqen zyrtare të Whatsapp-it për të zbuluar veçoritë e reja të tij.

Funksioni i quajtur Status gjendet te menuja kryesore e aplikacionit midis kategorisë së bisedave dhe asaj të thirrjeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore