Përballje

Stankoviç: Motivim i dyfishtë për ta mposhtur Milanon


Milano do të përballet kundër Cervena Zvezdës, në ndeshjen e parë eliminatore të 1/16-ve të finales në Ligën e Evropës.

Trajneri i Zvezdës, Dejan Stankoviç, si duket ka shumë motiv për t’i mposhtur “Kuqezinjtë”.

Ylli i dikurshëm i Interit, jo vetëm që dëshiron ta mposhtë Milanin, por sipas tij, ekipi që ai drejton do t’i lodhë “Rosonerët” para përballjes që ata kanë të dielën me ish klubin e tij Interin.

“Conte, mos ki merak, do ta ç’montoj unë Milanin, do të lodhen me ne” – ishin fjalët e tij për trajnerin e Interit.

Kujtojmë se Milano dhe Interi do të përballen në derbin e qytetit të dilën, dhe kësaj radhe në mes tyre do të diskutohet për vendin e parë në tabelë të Seria A.

Stankoviç ishte lojtar i rivalëve të përbetuar të Milanos, ku për gjatë dhjetë viteve me Interin fitoi pesë tituj kampion, katër kupa dhe superkupa të Italisë, një ligë të kampionëve dhe një kupë të botës për klube.

Ndeshja e parë në mes të Milanos dhe Cervena Zvezdës do të zhvillohet të enjten nga ora 18:55 në Beograd, kurse ajo kthyese do të luhet më 25 shkurt në Milano.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore