Shqipëria

Spiropali: Të gëzohesh se flaka në Kuvend zë faqet e para të gazetave, do që vendi yt të kthehet prapa


Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ka reaguar për kaosin e shkaktuar nga grupi i Gazment Bardhit dhe Sali Berishës në Kuvend.

Sipas saj, dikush që mburret me faktin që zhvillimet e dhunshme në Kuvend kanë zënë faqen e parë të gazetave të huaja, do të thotë se ai person kërkon që vendi të kthehet pas nga progresi i bërë.

“Numrat e shumtë të turistëve nuk vijnë vetë, ato vijnë me transformimin e infrastrukturës, me një ekonomi të qëndrueshme. Pamjet që ata po duan t’i tregojnë botës nga Kuvendi me lumturi e krenari të madhe që zjarri në Kuvendi ne Shqipërisë ka zënë faqet e gazetave ndërkombëtare”, ka thënë ajo.

“Të mburrësh se i vë flakën Kuvendit tënd, do të thotë se do që vendi yt të kthehet pas, nuk do të shohësh asnjë lloj pune sepse i ka bërë Edi Rama”, ka shtuar Spiropali gjatë Asamblesë së Zgjeruar të PS-së në Shkodër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore