Shqipëria

Spiropali takon Begajn: Bashkëpunimi mes institucioneve, thelbësor për integrimin e vendit


Elisa Spiropali – ministrja e Shtetit për Parlamentin – është takuar me presidentin e vendit Bajram Begajn.

Spiropali ka thënë se “bashkëpunimi mes Institucionit të Presidencës, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave, vendosur në kontekstin e balancës mes pushteteve si elementi më thelbësor që garanton avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë në proceset transformuese dhe integruese, ishin disa nga piketat e takimit me Presidentin Begaj”.

Sipas saj, zhvillimet e standardeve të transparencës, llogaridhënies, debati konstruktiv, edukimi për pjesëmarrjen e qytetarëve në veprimtarinë qeveritare dhe parlamentare dhe trajtimi me profesionalizëm i çdo nisme me impakt të drejtpërdrejtë te qytetarët, “është detyrë dhe garanci e shtuar për politika gjithmonë e më të mira”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore