Përballje

Spanja triumfon në Grupin A, Zvicra mposht Çekinë


Dy ndeshjet e Ligës A në Nations League ishin interesante dhe pa befasi.

Dueli mes Portugalisë dhe Spanjës përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:1.

Ndeshja ishte plotësisht e dominuar nga Spanja, por ata nuk i shfrytëzuan mundësitë e tyre siç duhet.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në momentet e fundit, në minutën e 88-të, me anë të Alvaro Moratës.

Me këtë fitore, Spanja përfundoi këtë edicion të Nations League në pozitën e parë me 11 pikë, një më shumë se Portugalia.

Në anën tjetër, Zvicra ka mposhtur Republikën Çeke me rezultat 2:1.

Të gjitha golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë.

Në minutën e 29-të, Freuler shënoi golin e parë, pas një asistimi të Xherdan Shaqirit.

Pas vetëm një minuti, ishte Embolo i cili dyfishoi epërsinë për Zvicrën.

Në minutën e 45-të, Patrik Schick ngushtoi epërsinë, por kjo nuk ishte mjaftueshëm, që Çekia të fitojë një pikë.

Ndeshjet e tjera në Nations League përfunduan kështu:

Irlanda 3:2 Armenia

Norvegji 0:2 Serbi

Suedi 1:1 Slloveni

Ukrainë 0:0 Skoci

Greqi 3:1 Irlanda Veriore

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore