Sport

Spanja dhe lista pa Ramos-in për Evropianin


Për herë të parë në histori, Spanja do të marrë pjesë në një kompeticion të rëndësishëm pa asnjë lojtar të Real Madrid-it.

Asensio, Carvajal, Isco, Nacho, Ramos dhe Vazquez, asnjëri nga futbollistët, nuk u emërua në listën e Luis Enrique-s, ish-trajnerit të Barcelonës.

Ajo çka bie në sy dhe është gjëja tjetër e çuditshme, është që Luis Enrique nuk ka emëruar 26 futbollistë, por vetëm 24.

Lista e tij ka marrë shumë kritika, por cila është ajo?

Në portë: De Gea, Sanchez, Simon.

Në mbrojtje: Gaya, Alba, Torres, Laporte, Garcia, Llorente, Azpilicueta.

Në mesfushë: Marcos Llorente, Busquets, Rodri, Pedri, Thiago, Koke, Fabian, Olmo.

Në sulm: Oyarzabal, Moreno, Morata, Torres, Adama, Sarabia.

Mes shumë polemikave, Spanja i drejtohet një Evropiani në tentativë për t’u kthyer në majën e futbollit evropian.

Iberikët bëjnë pjesë në grupin E, me Suedinë, Poloninë dhe Slloveninë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore