Shqipëria

SPAK kërkon rikthimin në qeli të mjekut Edvin Prifti


Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kërkuar nga Gjykata e Lartë, rikthimin ne qeli të mjekut Edvin Prifti, i cili u lirua më 2 mars nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Gjykata e Posaçme e Apelit e liroi nga qelitë e paraburgimit mjekun kardiokirurg të QSUT-së, Edvin Prifti, më 2 mars. Mjeku ishte lënë në burg rreth tre javë pasi dyshohej për korrupsion dhe pastrim parash.

Priftit iu gjetën 250 mijë euro dhe afro 160 milionë lekë në shtëpi dhe zyrë. Aktualisht për mjekun është në fuqi masa e pezullimit të ushtrimit të detyrës.

Prangosja e tij erdhi gjatë përgjimeve që çuan në burg edhe gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi, avokatin Aldo Tabaku dhe disa persona të tjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore