Kosova

Spahiu: Drafti i propozuar për Asociacionin cenon parimet e pavarësisë së Kosovës


Avni Spahiu

Draft-Statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, i paraqitur më 2 maj në Bruksel, cenon parimet themelore të pavarësisë së Kosovës, tha ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, në një prononcim për “Zërin e Amerikës”.

“Lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ai të jetë një bashkim komunash që nuk rrezikon aspak sovranitetin e Kosovës, por që ju bën të mundur serbëve të Kosovës që ta pranojnë Kosovën si vendin e tyre”, potencoi ai.

Spahiu vlerësoi se çfarëdo zgjidhjeje për të drejtat e pakicës serbe në Kosovë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, duhet të vlejë edhe për pakicat tjera në rajon, përfshirë pakicën shqiptare Luginën e Preshevës në Serbi.

“Prandaj në njëfarë mënyre kjo hap kutinë e Pandorës që të ndodhin situata të tilla. Natyrisht gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është të mos e quaj alarmante, për shkak të një diskriminimi pasiv që po organizohet”, vlerësoi ish-diplomati kosovar.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se Draft-Propozimi i Ekipit Menaxhues, i cili është shkarkuar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, duhet të jetë pikënisje në diskutimet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Diplomatët evropianë dhe ata amerikanë, me gjithë mospajtimet lidhur me këtë çështje, po insistojnë se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është çështja kryesore dhe prioriteti më i madh në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ekskluzive: Ky është drafti i hartuar nga ndërkombëtarët për statutin e Asociacionit – s’përfill as draft-statutin e ekipit menaxhues dhe as draft-vizionin e Kurtit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore