Lajme

Ekskluzive: Ky është drafti i hartuar nga ndërkombëtarët për statutin e Asociacionit – s’përfill as draft-statutin e ekipit menaxhues dhe as draft-vizionin e Kurtit


Foto nga Albanian Post

Ndërkombëtarët kanë hartuar një dokument ku renditen elementet kryesore dhe parimet e përgjithshme të statutit për Asociacionin, por dokumenti nuk përfshinë as draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i propozuar nga Ekipi Menaxhues në Bruksel, as draft-vizionin me referencë te Asociacioni i serbëve në Kroaci dhe as diçka të ndërmjetme mes këtyre dyjave.

Dokumenti i plotë, i cili ekskluzivisht do të publikohet në Albanian Post, përmban gjithsejtë 7 pika.

Në këto pika shpjegohen dilemat rreth emrit të Asociacionit, preambula, korniza e përgjithshme ligjore, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015, Personaliteti Ligjor mbi të cilin do të ndërtohet Asociacioni, rruga që do të ndiqet dhe pikëpamja qendrore që duhet ta kenë parasysh palët.

Dokumenti shpjegon në detaje se cila është struktura ligjore e cila do të shërbejë për rehabilitimin e Asociacionit brenda Kushtetutës së Kosovës.

Gjithashtu sqarohet se cilat janë referencat kryesore që do të merren nga Marrëveshja e vitit 2013 dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese nga vitit 2015 për marrëveshjen e parimeve të përgjithshme.

Dokumenti kritikon draft-statusin e paraqitur në Bruksel me 2 maj, derisa propozimin e Kurtit nuk e merr parasysh fare.

Gjithashtu, shpjegohen veçantitë që do t’i këtë Asociacioni, përkundër bazës në ndonjë model ekzistues evropian, kjo për shkak të specifikës kosovare në raport me ato raste.

Dokumenti i plotë publikohet gjatë ditës ekskluzivisht në Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore