Lajme

SpaceX apo Avengers? Spektakël në qiellin amerikan (VIDEO)


Disa mbetje nga një raketë e kompanisë SpaceX kanë ndriçuar qellin përgjatë bregut veriperëndimor të SHBA-së.

Tepritë nga faza e dytë e ngritjes së Falcon 9, formuan gjurmë të ngjashme me ato të kometave. Gjatë hyrjes në Tokë, ato filluan të digjeshin. Kjo krijoi një pamje spektakolare për ata që kishin mundësi ta shihnin nga afër.

Nuk është raportuar ndërkohë asnjë dëmtim pas impaktit të tyre me Tokën. Raketa çoi në hapësirë serinë e radhës të satelitëve Starlink. Një rrjet i tërë prej mbi 2 mijë satelitësh do të orbitojnë globin për të ofruar shërbim më të shpejtë interneti.

Mbetjet u rrëzuan sipas planifikimit, në gjirin e Floridas.

Pamjet duket sikur janë marrë nga një film fantashkence, ose nga botë alternative si ato të superheronjve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore