Sport

Southampton-i gati të paraqesë ofertën për blerjen përfundimtare të Brojës


Skuadra e Southampton-it, ku aktualisht luan si i huazuar sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, kërkon ta ketë përfundimisht të sajin 20-vjeçarin.

I ardhur në huazim nga skuadra e Chelsea-t, Broja ka shpërthyer këtë sezon në Premier League me “shenjtorët”.

20-vjeçari ka shënuar pesë gola në 15 paraqitje në Premier League. Gola të gjithë me peshë: në fitoren 1-0 ndaj Leeds, në barazimet 2-2 me Burnley-n, 1-1 me Brighton-in, 2-2 me Crystal Palace dhe fitoren 4-1 ndaj Brentford-it.

Sipas “Sky Sport”, trajneri, Ralph Hasenhuttl, duket se është bindur plotësisht nga forma e shqiptarit. Formë e cila ka tërhequr edhe klube të tjera. Southampton-i është i vetëdijshëm, që për Brojën ka interes të shtuar, por është gati për të konkuruar.

Megjithatë, mbetet për t’u parë vendimi i Chelsea-t. Momentet e mira të Brojës mund të bëjnë që Thomas Tuchel-i ta rikthejë në “Stemford Bridge” në fund të sezonit.

Blutë po kërkojnë zëvendësuesin e Romelu Lukaku-t. Sulmuesit për të cilin shpenzuar 115 milionë euro në verë. Timo Werner-i pritet të largohet nga Londra, pasi nuk ka bindur. Gjermani ka oferta nga Bundesliga.

Tashmë mbetet të shihet se ku do të shkojë Broja. Sulmuesi që shënoi 11 gola në 34 paraqitje me Vittese-n në Holand, sezonin e kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore