Shqipëria

Soreca, thirrje shqiptarëve; Të rinovohen kartat e identitetit


Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Shqipëri, Luigji Soreca, u bëri thirrje qytetarëve, që të rinovojnë kartat e identitetit, në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet e 25-prillit. Kjo thirrje erdhi pas takimit me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi.

Nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter, Soreca, theksoi se rinovimi i dokumentave biometrike, është sfidë e madhe.

Soreca, theksoi se bashkëpunimi për zbatimin e kodit të ri zgjedhor, është shumë i rëndësishëm. Ai u bazua në marrëveshjn e 5- qershorit.

“Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të Shqipërisë që t’i rinovojnë ato urgjentisht përpara ditës së zgjedhjeve”.

Pak ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, deklaroi se 800 mijë e shqiptarëve, nuk e kanë rinovuar kartën e identitetit.

Doracaj, shtoi se karta e identitetit nuk është mjeti i vetëm identifikues për të marrë pjesë në zgjedhje, pasi qytetarët mund të përdorin dhe pasaportën.

Në total, rreth 3.5 milionë shqiptarë, kanë të drejtë për të votuar në zgjedhjet parlamentare.

Më herët, edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë, që të rinovojnë kartat, nëse u janë skaduar.

Votimi, është një proces i rëndësishëm vendimmarrës. Shpreh vullnetin e popullit dhe sovranitetin e tij. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore