Sport

Skuadrat e kualifikuara në raundin tjetër të Europa Conference Leauge nga grupet A,B,C dhe D


Kanë përfunduar ndeshjet e fundit të fazës së grupeve A,B,C dhe D në Europa Conference Leauge.

Ekipet që pozicionohen në vendet e para të grupeve të tyre respektive, do të kalojnë në fazën e 1/8-ve të finales së kësaj gare, ndërsa vendet e dyta do të nisin fazën e eliminimit direkt, nga 1/16-a e finales.

Në Grupin A, vendin e parë e zuri skuadra austriake, LASK Linz, të cilët shënuan fitore 3:0 ndaj finlandezëve të Helsinki-t, kështu duke grumbulluar 16 pikë nga 18 të mundshme.

Ndërsa, vendi i dytë i këtij grupi, i takon izraelitëve të Maccabi Tel Aviv me 11 pikë, të cilët barazuan 1:1 në udhëtim te armenët e Alashkert.

Në Grupin B, vendin e parë e zuri skuadra belge e Gent, të cilët në ndeshjen e fundit mposhtën skuadrën estoneze, Flora, për të grumbulluar 13 pikë.

Kurse të dytët në këtë grup dolën Partizani i Beogradit, me tetë pikë të grumbulluara, ku në ndeshjen e fundit barazuan ndaj grekëve të Anorthosis.

Lideri i Grupit C doli Roma, që në ndeshjen e fundit fituan në udhëtim te CSKA Sofia me rezultat 2:3.

Roma grumbulloi 13 pikë në këtë grup, duke lënë prapa në vendin e dytë norvegjezët e Bodo/Glimt me një pikë më pak, që nuk shkuan më shumë se një barazim 1:1 përballë Zorya Luhansk.

Në Grrupin C, vendin e parë e mori AZ Alkmar, me 14 pikë, që në ndeshjen e fundit mposhtën skuadrën daneze, Randers, me rezultat minimal 1:0.

Ndërsa, të dytët në këtë grup dolën pikërisht Randers me shtatë pikë, një më shumë se skuadra çeke Jabolnec.

Ekipet e tjera që do të kualifikohen në fazën tjetër të kësaj gare, do të mësohen nga ora 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore