Sport

Sjellje të pahijshme, pronari i Phoenix Suns pezullohet dhe gjobitet me 10 milionë dollarë


Pronari i Phoenix Suns, Robert Sarver, është pezulluar për një vit dhe është gjobitur 10 milionë dollarë pas një hetimi të NBA-së mbi pretendimet për racizëm dhe mizogjini.

NBA e gjeti Sarver-in “të angazhuar në sjellje që shkelnin qartë standardet e zakonshme të vendit të punës”.

Ata gjetën prova të “gjuhës së pandjeshme racore, trajtimit të pabarabartë të punonjësve femra dhe deklaratave dhe sjelljeve të lidhura me seksin”.

Trajtimi i Sarver ndaj punonjësve gjithashtu “me raste përbënte bullizëm”.

Hetimi, i cili intervistoi 320 persona dhe shqyrtoi 80 mijë dokumente dhe video, u nxit nga një artikull i ESPN në nëntor 2021.

Dënimi i Sarver është më pak i rëndë se ai i vendosur ndaj Donald Sterling, pronarit të atëhershëm të Los Angeles Clippers.

Ai u përjashtua përgjithmonë nga NBA në 2014 pasi u regjistrua duke përdorur gjuhë raciste në një bisedë private. Liga më vonë detyroi shitjen e ekipit te pronarët e rinj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore