Sport

Situata e ‘mallkuar’ e Isco-s


Real Madrid-i nuk shënon shumë gola kur Isco është duke luajtur. Ky konstatim mbështetet nga statistikat.

Ato trgojnë që ne nuk duhet të befasohemi nga barazimi 0-0 përballë Betis-it, duke marrë parasysh që Isco ishte në fushë.

Në 523 minuta që Isco ka luajtuar si startues këtë sezon, Real Madrid-i ka shënuar vetëm dy gola, duke pësuar gjashtë.

Statistikat e tij janë pak më të mira kur luan si zëvendësues. Në 310 minuta kur Isco është inkuadruar nga banka, Real Madrid-i ka shënuar shtatë, dhe ka pësuar vetëm dy.

Mirëpo, me Isco-n kur nuk ka luajtur fare, Real Madrid-i ka shënuar 47 dhe ka pësuar 16 në 2,137 minuta këtë sezon.

Në të gjitha kompeticionet, Isco ka pasur 26 paraqitje, 1,012 minuta, asnjë gol, një asist dhe një karton të verdhë.

Ai ka pësuar dy lëndime, duke luajtur 90 minuta të plota vetëm një herë këtë sezon, javën e kaluar përballë Getafe-s.

Me sa duket, periudha e Isco-s në Madrid po vjen në fund pas shtatë sezoneve tnë “Bernabeu”.

Klube që kanë shfaqur interes për të ende nuk ka, por edhe Isco edhe Real Madrid-i janë të pajtimit që ky është fundi i rrugëtimit, raporton Marca.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore