Lajme

Simptomat afatgjata nga COVID-19 te fëmijët janë të rralla


Shkencëtaret e Universitetit “King’s College” kanë arritur në përfundimin se fëmijët, të cilët infektohen me coronavirus, shërohen në më pak se një javë.

Më tej, ata thonë se simptomat te fëmijët, rrallëherë, janë afatgjata. Ndër simptomat më të zakonshme që ata vërejtën, ishin dhimbja e kokës dhe lodhja.

Krahasuar me të rriturit, fëmijët janë shumë më pak të rrezikuar nga COVID-19.

Ky studim, i rishikuar nga kolegët, i botuar në revistën “Lancet Child and Adolescent Health”,  kishte si qëllim të kuptonte sesi COVID-19 ndikoi te fëmijët dhe si krahasohet me sëmundjet e tjera të frymëmarrjes.

Pas vëzhgimit të 1 mijë e 734 fëmijëve, të grup-moshës midis pesë dhe 17 vjeç, u raportua se një në 20 prej atyre përjetuan simptoma për katër javë ose më shumë.

Mesatarisht, fëmijët më të mëdhenj zakonisht ishin të sëmurë pak më gjatë se fëmijët e shkollës fillore.

Ata që ishin 12 deri në 17 vjeç u duhej një javë për t’u shëruar, ndërsa për fëmijët më të vegjël sëmundja zgjati pesë ditë.

Simptomat më të zakonshme të raportuara ishin dhimbje koke, lodhje, dhimbje fyti dhe humbje të nuhatjes.

Nuk kishte raporte për simptoma neurologjike të tilla si kriza ose konfiskime.

Ekipi, gjithashtu, rishikoi një numër të konsiderueshëm të fëmijëve me simptoma gripi, të cilët rezultuan negativë ndaj COVID-19.

Vetëm disa fëmijë – 15 nga 1 mijë e 734 – kishin simptoma për të paktën 28 ​​ditë.

Fëmijët mund të kenë simptoma, të cilat zgjasin më shumë në kohë, por si rrjedhojë e sëmundjeve të tjera.

Doktor Michael Absoud, i cili punon në spitalin pedriatik në Londër, thotë se “gjëja e parë që duhet të bëni, është t’i drejtoheni mjekut tuaj dhe t’i përshkruani simptomat nëse jeni të shqetësuar për fëmijën tuaj”.

“Nëse ata mendojnë se lidhet me Covid-19, ka klinika të dedikuara për të dhënë këshilla se si t’i qasen kësaj.

Marrë nga ‘BBC’, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore