Sport

Simeone dëshiron supertalentin e Arsenal-it tek Atletico


Diego Simeone ka një dëshirë të re në merkato. Trajneri i Atletico Madrid-it shikon si përforcimin e duhur për ekipin e tij, Bukayo Saka-n. Talenti anglez i Arsenal-it.

Anglezi dallohet për shkathtësinë dhe aftësinë për t’u përshtatur në të dy linjat anësore të sulmit.

Britanikja “Daily Mail”, raporton se, Atletico është gati të bëjë një hap para për të marrë shërbimet e Saka-s në tregun e ardhshëm veror të transferimeve.

Saka ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Anglisë në Euro 2020 dhe Gareth Southgate ka besim te lojtari. Sigurishtë, ai është edhe një gurë themeli për të ardhmen e projektit të Arsenal-it.

Anglezi ka kontratë deri në vitin 2024 me topçinjtë, por sipas disa zërave, nëse klubi nuk do të arrijë nivelet e larta, atëherë Saka do të largohet.

20-vjeçari vlerësohet rreth 45 milionë euro në tregun e transferimeve, por Arsenali vështirë se mund të heqë dorë prej tij për atë shumë.

Gjithsesi përveç vështirësisë që mund të dalë nga Arsenal-i, Atletico do të duhet të duelojë edhe me Juventus-in për Saka-n. Torinezët gjithashu mbeten të interesuar për të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore