Lajme

“Silicon Valley i Evropës”


Makina kompjuterike e Suedisë dhe investimi i hershëm në lidhjen e internetit, mund të jenë arsyet pse Stokholmi – krye qyteti i saj – është bërë një tokë kaq e pasur për start-up.

Suedia është vendi themelues i Spotify, Skype dhe Klarna, edhe pse ka disa nga normat më të larta të taksave në rang global.

Për themeluesin miliarder të Klarna-s, Sebastian Siemiatkowski, suksesi i tij do të ishte i pamundur pa mirëqenien e shtetit suedez.

Në veçanti, 39-vjeçari nënvizon një politikë të qeverisë të fund-viteve 1990 për të vendosur një kompjuter në çdo shtëpi.

“Kompjuterët ishin të paarritshëm për familjet me të ardhura të ulëta si e imja, por kur reforma hyri në lojë, nëna ime na bleu një kompjuter ditën tjetër”, tha ai për Reuters.

Siemiatkowski filloi të kodonte në atë kompjuter që në moshën 16-vjeçare. Firma e tij e pagesave “Klarna” sot vlerësohet përafërsisht 46 miliardë dollarë.

Shumë bankierë parashikojnë se ajo do të listohet në New York në fillim të vitit të ardhshëm.

Kjo është pikëpamja e Siemiatkowski-t dhe disa prej CEO-ve të teknologjisë dhe kapitalistëve sipërmarrës të intervistuar nga Reuters.

Në tre vitet që skema funksionoi, 1998-2001, 850 mijë kompjuterë shtëpiakë u blenë përmes saj.

E përllogaritur shkon në gati një të katërtën e katër milionë familjeve të vendit.

Në vitin 2005, kur u themelua Klarna, kishte 28 abonime për 100 njerëz në Suedi, krahasuar me 17 në Shtetet e Bashkuara – ku dial-up ishte akoma shumë më i zakonshëm – dhe një mesatare globale prej 3.7, sipas të dhënave të Bankës Botërore.

Spotify i lejoi përdoruesit të transmetojnë muzikë kur iTunes-i i Apple ishte ende i shkarkuar, gjë që i dha kompanisë suedeze epërsinë kur transmetimi u bë normë në të gjithë botën.

“Kjo lejoi që shoqëria jonë të ishte gati dy vjet përpara”, tha sipërmarrësi suedez.

Disa drejtues dhe aktivistë thonë se kombi skandinav demonstron se një rrjet i thellë i sigurisë shoqërore, i parë shpesh si kundërshtues i shpirtit sipërmarrës, mund të nxisë inovacionin.

Ky është një rezultat që mbase nuk u mor parasysh nga arkitektët e shtetit social të Suedisë në vitet ’50.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore