Lajme

“Sikleti” diplomatik mes KE-së dhe Katarit në Samitin e Pragës


Zyra e presidentit çek Miloš Zeman shkaktoi një siklet të madh diplomatik.

Njerëzit rreth kreut të shtetit çek thuhet se kishin mashtruar emirin e Katarit, i cili mbërriti në Pragë për samitin evropian.

Emirit i ishin premtuar nga njerëzit përreth presidentit takime me udhëheqësit evropianë dhe pjesëmarrja në samit.

Megjithatë, kjo hasi në mosmiratimin e Komisionit Evropian.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia çeke “Forum 24”, duke cituar një burim nga rrethi i personave që janë përgjegjës për presidencën çeke të Këshillit të BE-së.

Sundimtari i Katarit, Tamim bin Hamad Sani, mbërriti në Republikën Çeke të martën, por u largua papritur të mërkurën.

Sipas drejtorit të diplomacisë së kështjellës, Rudolf Jindrák, arsyeja ishte se Brukseli nuk pranoi pjesëmarrjen e emirit të Katarit në samitin joformal të vendeve evropiane të së enjtes.

“Emiri nuk donte të qëndronte më në Pragë, sepse ai u konfirmua përfundimisht nga Brukseli përmes zyrës së qeverisë se ai nuk mund të ishte pjesë e duhur e samitit të sotëm”, tha Jindrák të enjten.

Megjithatë, ai nuk tha se zyra e kështjellës i kishte premtuar emirit të Katarit se do të mund të takohej me politikanët evropianë në Pragë.

Në vend të kësaj, ai u takua vetëm me presidentin Miloš Zeman, kryeministrin Petr Fiala (ODS) dhe disa ministra të qeverisë çeke.

Delegacionet e vendeve evropiane nuk treguan shumë interes për takimin.

Prandaj, Tamim bin Hamad Saní i ofenduar duhej të largohej më herët se sa kishte planifikuar, një burim i zbuloi gazetës “Forum 24”.

Emiri i Katarit ishte vetëm mysafir i presidentit Miloš Zeman dhe rrjedha e vizitës nuk ishte konsultuar paraprakisht me qeverinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore