Euro 2020

Siebert, gjyqtari i ndeshjes mes Uellsit dhe Danimarkes


Daniel Siebert-i do të jetë kryesori i takimit në ndeshjen mes Uellsit dhe Danimarkës. 37-vjeçari gjerman mban stemën e FIFA që nga viti 2015.

Siebert-i arbitron në Bundesligën gjermane, Ligën e Kampionëve, Europa Ligë etj. Ai ka arbitruar edhe në Euro 2020.

Gjermani ka qenë arbiter kryesor në takimet midis Skocisë dhe Çekisë, ku nuk ka nxjerr asnjë karton dhe në takimin midis Suedisë dhe Sllovakisë, ku ka nxjerr katër kartona të verdhë, si dhe ka akorduar një penallti në favor të Suedisë.

Kryesori në dhomën e VAR do të jetë Bastian Dankert-i. Gjermani 41-vjeçar këtë sezon ka arbituaruar 14 ndeshje në Bundesligë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore