Lajme

Si u fuqizuan “introvertët” gjatë pandemisë?


Rachel Smythe, e diplomuar për grafik dizajn, në 2008 aplikoi për punë në Zelandën e Re dhe thuajse u refuzua në çdo aplikim.

Ajo dërgoi CV te shumë kompani, paraqiti vepra arti, por asgjë nuk funksionoi.

Përfundimisht ëndrra e 35-vjeçares mbeti thjesht një hobi dhe kështu iu përkushtua marketingut. Historia e saj shumë e dëgjuar për brezin që kërkojnë punë.

Puna e tyre nuk është e sigurt dhe, vazhdimisht, goditet nga pasiguria ekonomike. Por kemi një avantazh, teknologjinë.

Në vitin 2016, Smythe hasi në një aplikacion celular të quajtur WebToon me pjesë komike, të cilat njerëzit mund t’i lexonin në telefonat e tyre.

Ajo vendosi të vizatonte Lore Olympus, një komik romantik anglez, i cili dekonstruktonte mitologjinë greke.

Vetëm një muaj më vonë kishte fituar 1 mijë abonentë dhe, në fund të vitit 2017, WebToon i kërkoi asaj të bëhej krijuese me pagesë për aplikacionin.

Nuk mund ta besonte!

Sot, Lore Olympus ka 5.2 milionë abonentë. Në muajin nëntor, ajo do të publikojë dhe një libër.

“Kur dhashë dorëheqjen nga puna ime, thashë se do bëja diçka komike te ky aplikacion dhe njerëzit thoshin: ‘Rachel, a je e sigurt që dëshiron ta bësh këtë?’ Kjo tingëllon si një ide e tmerrshme”, tha ajo.

WebToon, në pronësi të gjigantit të teknologjisë së Koresë së jugut Naver, ka 72 milionë përdorues në muaj.

Në vitin 2020, WebToon solli 820 miliardë të ardhura për Koren.

Aplikacioni është bërë aq i popullarizuar sa kompanitë tradicionale të librave komikë tani duan të punojnë me të – Marvel dhe DC Comics nënshkruan një marrëveshje në gusht.

Krijuesi kryesor i aplikacionit fitoi një shifër marramendëse prej 7.6 milionë euro vitin e kaluar, por WebToon thotë se të ardhurat e krijuesve ndryshojnë shumë.

Të ardhurat mesatare të të gjithë krijuesve të paguar ishin rreth 172 mijë e 315 euro në vitin 2020.

Madje, ka ndihmuar në nxitjen e një ndryshimi kulturor.

Tashmë konsiderohet shumë më e pranueshme që të rinjtë në Kore të ndjekin karrierë me kohë të plotë si artistë komikë.

Arti grafik dhe dizajni nuk janë fusha e vetme krijuese.

Për themeluesit e Viva La Dirt League, vitet e para ishin një luftë.

“Treshja e suksesshme në YouTube”

Një tjetër rast është ai i redaktorëve Alan Morrison 33 vjeç, Adam King 32 vjeç dhe aktorit Rowan Bettjeman, 37 vjeç, të cilët u takuan teksa punonin në industrinë e filmit dhe televizionit të Zelandës së Re.

Përgjatë 10 viteve, ata kanë publikuar video komike në YouTube.

Megjithatë, ata thonë se gjashtë vitet e para ishin të vështira.

Por, puna e tyre e palodhur përfundimisht u pagua dhe tani kanë 3.5 milionë abonentë.

Midis gushtit 2020 dhe shtatorit 2021, numri i abonimeve u rrit 59%, ndërsa shikimet totale të videos u rritën 95%.

“Nuk e dija që ky pasion do të më jepte më shumë sukses, sesa mund të kisha”.

Lojërat në internet kanë ofruar argëtim, lidhje dhe madje edhe ngushëllim për shumë njerëz gjatë gjithë pandemisë.

Pra, nuk është çudi që ka pasur një rritje të madhe në sektor, që do të thotë se më shumë njerëz tani mund të bëjnë një jetë me kohë të plotë nga lojërat.

Në veçanti, ka pasur një rritje të njerëzve që luajnë lojëra më tradicionale – siç është loja me role në tryezë 47-vjeçare e quajtur Dungeons & Dragons (D&D) – në internet së bashku.

Krijuesi i D&D, Wizards of the Coast, thotë për BBC se përmbajtja sociale ka qenë transformuese – duke prezantuar fansa të rinj në zhanër.

Firma thotë se të ardhurat nga D&D kanë vazhduar të rriten, me 33% rritje globale nga viti në vit në 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore