Shëndet

Si të mbrohemi nga djegia e diellit?


Vera është një kohë provokuese për lëkurën. Dielli dhe të nxehtit mund të mos e “kursejnë” lëkurën tuaj.

Lëkura, duke qenë se është organi më i madh i trupit tonë dhe, për pasojë, edhe më i ekspozuari.

Kjo sepse është kufiri mes ambientit të jashtëm dhe të brendshëm parqet një serë problematikash.

Mjaft të mendojmë se në lëkurë ka afro 3 mijë lloj sëmundjesh të ndryshme, por me temperaturat e larta dhe ekspozimin në diell ato vijnë duke u shtuar.

Primari mbetet ai që ka të bëjë me djegiet nga dielli, janë shumë problem gjatë stinës së verës.

Por si duhet të mbrohet ajo gjatë verës dhe cilat janë disa këshilla që duhet zbatuar?

Dermatologia Erjona Shehu vë theksin te moshat pedriatike, të cilat duhet të jenë të ekspozuar nga dielli gjithmonë deri në 10;30 paradite dhe pas orës 16;30 pasdite.  Shumë i rëndësishëm është aplikimi i kremrave mbrojtës në trup dhe fytyrë.

Pishina mbeten vendet më problematike, pasi fëmijët qëndrojnë gjatë.

Me temperaturat që tashmë kanë kaluar pragun e 40 gradë celsius, zgjidhja e përshtatshme duket të jetë evitimi i orëve që kapin pikun dhe qëndrimi në ambiente të mbyllura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore