Muzikë

Si një befasi, Anxhela Peristeri publikon projektin e saj më të ri


Trendit për paralajmërim të projekteve muzikore të këngëtarëve shqiptar, duket t’i jetë shmangur artistja, Anxhela Peristeri.

Si një befasi të vërtetë, Anxhela ka publikuar video projektin e saj muzikor më të ri, të cilin e ka titulluar – “Nuk më doje”.

Kënga është e shkruar nga Fifi, ndërsa për muzikën është përkujdesur, Kledi Bahiti.

Më nje grim të kuruar nga Sageri, Anxhela, dukej bukur në skenat e klipit të ri.

Por, kësaj radhe, Peristeri, ka eksperimentuar në dukjen e saj, duke u paraqitur me një stil më unik që nuk jemi mësuar ta shohim më parë.

Në një vaskë plot me petale, Anxhela, është shfaqur sensuale në video klipin e këngës së saj të re, teksa nuk i ka kursyer as momentet në shtrat me modelin e përzgjedhur.

Madje, në një skenat ajo është shfaqur me një stil veshjeje “ghetto”, duke i kënduar statistit të klipit, i cili sipas konceptit të video klipi bërë nga Ardit Çuni, shfaqet i lidhur me konop.

Kënga është mirëpritur nga fansat e Anxhelës, dhe pak orë pas publikimit ka arritur shifrën prej afro 50 mijë klikimeve në YouTube.

Ndryshe, këngëtarja, Anxhela Peristeri, ka përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e këtij viti të festivalit evropian “Eurovision”, ku edhe arriti të kualifikohet në natën finale.

Anxhela në renditjen tabelare, përfundoi në vendin e 21-të me këngën e saj “Karma”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore