Sport

Si mund të luaj Paris Saint-Germain me Messi-n në skuadër?


Në shtator të vitit 2011, studenët e Universitetit Ho Chi Minh të Vietnamit, përdorën 551 mijë e 232 pjesë të vogla për të thyer rekordin botëror të “puzzle”-it më të madh.

Me përmasa 14.85 me 23.20 metra, u nevojitën 1 mijë e 600 studentë që brenda ditës të përfundonin puzzle-in e lules lotus, duke thyer rekordin e vjetër një dekadë.

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, ka shumë pak pjesë mund t’i përdorë.

Madje, ai as nuk duhet t’i përdor të gjitha, mirëpo, me ardhjen e Messi-t, zgjidhja e problemit mund të jetë po aq e vështirë sa ajo për studentët vietnamez.

Si mund të rreshtohet ai në fushë për sezonin që vjen?

1 – Galaktikët Parisien

Gjatë një mëngjesi, Mauricio Pochettino do të zgjohet për t’u drejtuar në qendrën stërvitore, e aty do të gjejë futbollist si Lionel Messi, Kylian Mbappe, Neymar Junior, Angel di Maria dhe Sergio Ramos.

Kjo pa u përmendur futbollistë si Mauro Icardi, Julian Draxler e Pablo Sarabia, që do të kërkojnë po ashtu minuta.

Një mënyrë e thjeshtë për të plotësuar dëshirën e të gjithëve, është që të luaj katër yjet e sulmit së bashku, në stilin e Brazilit të vitit 1970.

Tjetra mundësi është një 4-2-3-1 i thjeshtë, me Messi-n ose Neymar-in që lëvizin më thellë në mesfushë kur skuadrës i duhet të krijojë mundësi.

Sa do që kjo mund të duket e jashtëzakonshme, një formacion si ky rrezikon shumë që të lë hapësira në mbrojtje, me katërshen fantastike që nuk njihen si ndihmues të mëdhenj në mbrojtje.

Opsioni ‘galaktikët’ duket i mirë vetëm përballë janë skuadra më të dobëta të ligës franceze.

Aftësia e Messi-t për të krijuar diçka nga asgjë, do t’i ndihmojë shumë Paris-it që ndeshjet ti zgjidhë me shumë gola.

2 – Lënia në stol e Angel Di Maria-s

Edhe pse ka qenë një ndër performuesit më të mirë të PSG-së në dy sezonet e fundit, Di Maria shpesh herë është ndjerë i nënvlerësuar.

Kjo për shkak të interesit të madh që tërheqin yjet e skuadrës, Kylian Mbappe dhe Neymar Junior.

Por, përkundër rëndësisë së tij për skuadrën, Di Maria me shumë mundësi do të shoh minutat e tij të zvogëlohen, sidomos në ndeshjet Evropiane.

Një zëvendësim i thjeshtë Messi – Di Maria është zgjidhja më e mundur, për shkak se dy argjentinasit luajnë po thuajsë të njëjtat pozita në fushë.

Pochettino mund të vazhdojë me sistemin e sezonit të kaluar, thjesht që në krahun e djathë do të ketë një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Lionel Messi-n.

Ky formacion do të hapte mundësinë që Pochettino të vë në pah kualtitetin e plot të mesfushës së tij, me Paredes, Verratti dhe Wijnaldum.

Me Achraf Hakimi-n në krahun e djathtë të mbrojtjes, formacioni i mëposhtëm duket më i frikshmi që Pochettino mund ta zbresë në fushë:

PSG (4-3-3): Donnarumma; Achraf, Marquinhos, Ramos, Bernat; Verratti, Paredes, Wijnaldum; Messi, Mbappe, Neymar.

3 – Formacion me tre mbrojtësa

Duke marrë parasysh që PSG gëzon shërbimet e Ramos, Marquinhos dhe Kimpembe, formacioni me tre mbrojtës duket një alternativë shumë e mirë.

3-4-3, në netë të mëdha Champions-i, mund të jetë formacioni i cili Pochettino do të zgjedhë.

Një formacion pragmatik si ky, nuk duket i përshtatshëm për ndeshjet e ligës, ku nevoja për një mbrojtje të fortë, nuk është edhe aq e madhe.

Mirëpo, edhe formacioni 3-4-3 do të thoshte që vetëm dy nga mesfushorët do të përdoreshin, me Achraf dhe Bernat që do të zënë krahët e mesfushës, duke shërbyer në të dy anët e fushës.

Gjithsesi, si do që të rreshtohet, Pochettino do të ketë një super skuadër.

Mbappe në qendër, Neymar në të majtë, Messi në të djathtë.

T’i bësh këta tretë bashkë nuk do të jetë e vështirë, Pochettino thjesht duhet të gjejë formulën e duhur.

Përshtatur nga GFFN për Albanian Post…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore