Lajme

Si e thërriste Steve Jobs… Facebook-un


Nuk është asgjë e re që Steve Jobs, themeluesi i Apple, kishte një karakter të vështirë. As që ai kishte jo pak probleme për kritikat që i bënte kompanive të tjera që ishin rivale. Për shembull, ai e krahasonte Microsoft-in me Mc Donald’s, duke argumentuar se kompania e Bill Gates “nuk ka shije, absolutisht asnjë shije”.

Gjatë provës që përfshinte Apple me Epic Games, u zbulua një e-mail që tregonte se çfarë mendonte mësuesi i Cupertino-s për një tjetër gjigand tjetër të internetit: Facebook.

Nofka e gjetur në një shkëmbim e-mail

Shkëmbimi i postave elektronike daton që nga viti 2011 dhe, sipas Cnbc, marrin pjesë Scott Forstall, shefi i software-it iOS dhe Phil Schiller, kreu i sektorit të marketingut. I pari tregon për telefonatat e tij të gjata me Zuckerberg për të zgjidhur situatën.

Në cc është dhe Steve Jobs, i cili në një moment ndërhyn: “Nëse eleminojmë propozimin e tretë nga Facebook duket i arsyeshëm”.

Propozimi të cilit i referohet është lënia e mundësisë për të lidhur aplikacionet e palëve të treta drejtpërdrejt me postimet, por kjo nuk është pjesa më kurioze e fjalisë. Pseudonimi me të cilin Steve Jobs i drejtohet Facebook-ut, “Fecebook”, e cila nuk ka nevojë për përkthim për të kuptuar se çfarë mendonte themeluesi i Apple për krijimin e Zuckerberg.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore