Libra

Shuhet shkrimtari Agim Cerga


Shkrimtari i njohur Agim Cerga ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare në Kanada, ku jetonte prej disa vitesh.

Ai, prej kohësh, vuante nga një sëmundje e rëndë.

Nga viti 1977 deri në vitin 1981, ai ka qenë sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, redaktor në gazetat dhe revistat letrare që dilnin asokohe, si gazeta “Zëri i Rinisë”.

Prej tij janë botuar 22 libra, prej të cilëve nëntë janë romane, gjashtë janë vëllime me tregime, gjashtë janë novela, si edhe një vëllim me tri drama.

Po ashtu, librat e tij janë ribotuar edhe në Kosovë.

Ka marrë mbi 12 çmime në konkurset kombëtare dhe çmime vjetore të organeve letrare.

Ndër to është Çmimi i Parë për tregimin, “Ëndrra të varfra”, marrë në konkursin e Fakultetit të Filologjisë, Çmimin e Parë për tregimin, “Mall” në konkursin kombëtar të ushtrisë, Çmimin e parë për novelën, “Borë e Pashkelur” në konkursin kombëtar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore