Jetesë & Stil

Shuhet nga jeta ikona e komedisë Juan Joya Borja


Aktori i njohur spanjoll, Juan Joya Borja ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Ai konsiderohej si ikona e komedisë spanjolle.

I njohur me nofkën El Risitas, spanjolli identifikohej për qeshjen e tij unike. Vitin e kaluar El Risitas ishte shtruar në spital prej gjendjes së rënduar shëndetësore.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe mjekët e spitalit Virgen del Rosio në Sevila, ku prej vitit të kaluar artisti ishte i shtruar.

Së fundmi atij i ishte hequr dhe njëra këmbë, me shpresën se ky veprim do të ndalonte sëmundjen që të përhapej edhe në pjesët e tjera. Por mesa duket nuk pati rezultat.

Për të siguruar kurat e shtrenjta të sëmundjes, atë e kanë ndihmuar shumë qytetarë, por fatkeqësisht, nuk ia arriti t’ia dilte.

El Risitas ishte bërë i njohur në mbarë botën me videon e vitit 2014, ku i tregonte një miku për përvojën e tij si punonjës i një restoranti.

Intervista, u bë pjesë e shumë “memeve” dhe konvertimit në titra edhe në gjuhën shqipe.

Qeshja e tij unike që prej asaj kohe u bë menjëherë virale, e gjithashtu që prej asaj kohe ai çdokush e simbolizonte të qeshurën e tij si “ironia sa herë që dikush tentonte të tallej me dikë”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore