Zgjedhjet në Shqipëri

Shtyhet afati, Kapshtica e mbyllur deri më 19 prill


Do tё shtyhet hapja e kalimit kufitar tё Kapshticёs sipas Drejtorisё Vendore tё Kufirit dhe Migracionit nё qytetin e Korçës.

Autoritetet e Policisë Greke, njoftuan se afati i bllokimit do tё shtyhet deri nё datёn 19 prill 2021, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë sё Covid-19.

Do tё vijojё tё jetё e mbyllur deri nё kёtё datё dalja nga Shqipёria dhe hyrja drejt Greqisё, pёrmes kёsaj pike kalimi.

Ndёrkohё, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore