Jetesë & Stil

Shqiptarët: modë në ambiente të gabuara


Mania e shqiptarëve për t’u veshur sipas tendencave të fundit, duket që ka marrë një përmasë të gjerë vitet e fundit. Të ndikuar nga televizioni, revistat e modës apo stilistë të ndryshëm veshjet e bukura nuk mungojnë asnjëherë.

Stilistë si Irena Muka, Geraldina Spahiu, dhe Ana Caka folën për Albanian Post, për prirjet e shqiptareve dhe veshjet e porositura më së shumti.

Ata paraqesin një problem shumë të madh sa i preket shijeve të tyre, dhe kërkesës për veshje ekstravagante pa bërë ndasi sipas eventeve apo ambientit në të cilin ndodhen.

Muka tha ,“ Porositë që behën kryesisht nga femrat janë shumë ekstravagante, ata kërkojnë gjëra shumë të veçanta të cilat nuk i përshtaten shumë punës, apo përditshmërisë. Shumica janë veshje që kërkojnë taka.”

Merita Merja ndër estetistet më të njohura në Tiranë, shprehet se dukuria e make-up në mëngjes është shumë e theksuar te femrat në përgjithësi.

Pra pavarësisht se sa të kuruar duken njerëzit në Shqipëri , ka një disbalancë në orientimin e asaj që njerëzit duhet të veshin në ambiente të caktuara.

Për këtë Albanian Desing Academy, me në krye Geraldina Spahiun, ka dhënë disa këshilla se si mund të vishemi në ambiente të caktuara.

Veshjet në zyrë

Këshillohet që në punë një grua të mos ketë veshje të çrregullt as të ekzagjeruar. Për ambientet e zyrës veshja përmban elemente klasike. Kostume serioze, dhe funde poshtë gjurit. Ose një bluze e kombinuar me xhinse të errta është ideale për dimër. Ndërsa verës këshillohet këmisha të bardha me krahë të shkurtra ose të gjata.

Veshje në gjimnaz

Për gjimnazistët këshillohet veshje të thjeshta, sportive ose xhinse me atlete. Nuk këshillohen veshje të ekzagjeruara apo taka.

Veshje për përditshmëri

Xhinse , këmisha, bluza sportive, atlete janë ideale për përditshmëri dhe sidomos paraditeve.

Veshje për evente

Këtu mund ta teproni me atë që pëlqeni apo me shije të sofistikuara. Perla, diamant, aksesorë të ndryshëm, fustane klasë apo të lirshme, ngjyra të ndezura apo të errëta sipas personalitetit, të gjitha janë të pranueshme.

Për meshkujt zgjedhja bëhet me thjeshte, kravatë sipas dëshirës, këmishë dhe pantallona serioze.

Takime biznesi ose profesionale

Për këto evente, duhet patjetër kostumi i fuqisë. Meshkujt duhet të kujdesen për këto tre gjëra: ngjyrat e errëta, vijat e holla që ka kostumi dhe pamjen tradicionale. Ngjyrat e errëta duhet të jenë blu, e zezë dhe gri qymyri. Këmisha duhet të jetë ajo klasike në ngjyrë të bardhë ose blu nëse kombinohet mirë me kostumin. Dhe mos harroni këpucët. Zgjedhja ideale janë një palë këpucë lëkurë në ngjyrë të zezë ose kafe.

Femrat duhet të rrinë më shumë te ngjyrat neutrale si ajo krem, e zezë ose gri, por mund të eksperimontojnë më shumë me ngjyrat e aksesorëve. Megjithatë, bizhutë dhe aksesorët e tjerë duhet të jenë sa më të thjeshtë dhe nuk duhet të tërheqin shumë vëmendjen. Edhe pse veshja profesionale kërkon një pamje sa më serioze kjo nuk do të thotë që duhet të vishni vetëm pantallona. Të përshatshëm janë dhe fustanet seriozë dhe kombinimi fund me një këmishë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore