Shqipëria

Shqipëria shkon në natën finale të Eurovision 2023


Shqipëria, e përfaqësuar nga Albina dhe familja Kelmendi, ka arritur të shkojë në natën finale të festivalit më të madh muzikor kontinental, Eurovision Song Contest 2023.

Ekipi shqiptar ishte madje i pari, i cili u përcaktua si finalist në natën e dytë gjysmëfinale të festivalit të madh.

Shtetet e tjera, të cilat iu bashkuan finales së madhe dhe suksesit të arritur në gjysmëfinalen e dytë, janë Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia.

Shqipëria kandidoi e 14-a në radhën e performancave, ku Albina Kelmendi la një impresion të madh te publiku me vokalin e saj, duke sjellë një elektrizim të skenën nën jehonën e tingujve tradicionalë shqiptarë dhe kumbimit në një semi-isoje vokale nga familja e saj.

E veshur krejtësisht me ngjyra të zeza dhe nuanca të traditës shqiptare, familja Kelmendi e përfaqësoi kështu denjësisht Shqipërinë, duke arritur objektivin e finales.

Ndërsa, shpresa, mbetet për një pozicionim të lartë, pas zhgënjimit të vitit të shkuar me Ronela Hajatin, e cila nuk arriti rezultate të larta në radhitje.

Në finale ndërkaq, shtete të tjera të kualifikuara, përtej pesëshes së madhe (Francë, Itali, Spanjë, Gjermani, Britani e Madhe) si edhe fituesve të shkuar të Ukrainës, kanë qenë edhe 10 shtete të tjera nga gjysmëfinalja e parë.

Ato janë Finlanda, Portugalia, Serbia, Suedia, Kroacia, Republika çeke, Izraeli, Moldavia dhe Norvegjia.

Favoritë këtë vit ndërkohë, shihen dy shtet nordike, Suedi dhe Finlandë, të cilët përfaqësohen kryesisht nga një herë fituesja e Eurovision në vitin 2012, Loreen, me këngën Tattoo, si edhe reperi ekstravagant Kaarija, me solon e tij Cha Cha Cha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore