Shqipëria

“Shqipëria, shembull i mikpritjes së refugjatëve”


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin, ka gjetur rastin të falënderojë Shqipërinë për shembull e mikpritjes që ka treguar me refugjatët afganë, gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në selinë e shenjtë, në përkujtim të 30-vjetorit të rivendosjes së raporteve diplomatike mes dy shteteve.

“Është një shembull shumë i bukur për të gjithë”, tha gjatë fjalës së tij Parolin, referuar mikpritjes së afganëve në Shqipëri. “Ju nuk ia mbyllët dyert dhe shpresat atyre”.

Po ashtu, Parolin edhe sjelljen e Qeverisë shqiptare, me refugjatët e shumtë që zgjedhin rrugën ballkanike për të emigruar.

Për sa i përket tre dekadave të fundit, zhvillime shumë pozitive e kanë parë Shqipërinë sipas Parolin. Ndër to, kryesorja është konsolidimi i institucioneve demokratike të vendit. Këto, i hapin rrugë zhvillimit për familjet shqiptare dhe për të rinjtë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin

Mbështetja e Vatikanit është e plotë për integrimin evropian të Tiranës zyrtare.

“Keni një tokë me heronj dhe martirë, të cilët kanë sakrifikuar jetën për pavarësinë e vendit”, tha Parolin në vigjilje të festës kombëtare të pavarësisë në Shqipëri. “Ashtu si ju ka përkufizuar Papa Francesco gjatë vizitës së tij në vitin 2014, vlerat tuaja janë shquar me kohë për mikpritjen dhe shenjtërimin e familjes e harmonisë fetare”.

30 vite nga rivendosja e marrëdhënieve me Vatikanin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon sot më 27 nëntor një vizitë në Vatikan, në kuadër të 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Selinë e Shenjtë.

Nga Roma, ai ishte i pranishëm në ceremoninë e dhënies së kordonit të madh me yllin “BENEMERENTI” eminencës së tij, Kardinalit Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Shenjtërisë së tij.

“Jam i lumtur që gjendem në këto vende, në Qytetin e Përjetshëm, “Mater et Magistra”, ku papa Françesku do të më presë nesër, për herë të dytë, me bashkëshorten Lindën dhe djalin Zaho”, tha ai në fjalën e tij hapëse.

Në këtë ditë kremtimi kryeministri ka falënderuar diplomatët, që si ambasadorë kanë nderuar përfaqësinë diplomatike të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë dhe që “fatkeqësisht nuk janë më mes nesh”.

Rama në fjalën e tij, solli në vëmendje edhe shpalljen e Nënë Terezës Shenjtore dhe priftit shqiptar, Dom Ernest Simoni kardinal.

Nderim pë Papën shqiptar

Kryeministri ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, djali Zaho dhe ministrja për Evropën dhe punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Më pas ai u prit në Pallatin Apostolik të Vatikanit, nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe zotërinj të Shenjtërisë së Tij.

Edhe në këtë vizitë ai shoqërohej nga bashkëshortja dhe djali i tyre.

Nuk kishte si të mungonte as ndalimi te varri i Papës shqiptar, Klementi XI, i quajtur edhe Papa Albani. Aty, Rama në shenjë nderimi vendosi lule.

Marrëdhëniet shënuan dhe rinisjen e aktiviteteve fetare pas një shkëputjeje për disa dekada nga regjimi komunist.

Momente të rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë datojnë që prej lidhjes së ngushtë mes Vatikanit dhe Skënderbeut.

Data 7 shtator 1991 shënjon 30 vjetoren e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, por ato kanë një histori më të hershme, që para periudhës së diktaturës komuniste.

Në këtë kohë qeveria komuniste dëboi legatin apostolik, imzot Leone Nigris, si person të “padëshirueshëm”, më 24 maj të vitit 1945.

Ai shërbeu në Shqipëri si përfaqësues i Selisë së Shenjtë pranë episkopatit tё vendit, që nga viti 1938 e deri mё 11 tetor tё vitit 1945.

Në 30 vite Shqipëria është vizituar nga Papa Gjon Pali dhe Papa Francesco.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore