Shqipëria

Shqipëria regjistroi shtim të turistëve edhe në shtator


Shqipëria vijon trendin pozitiv të turistëve dhe vizitorëve të huaj në vend edhe pas muajve të verës.

Statistikat zyrtare të Instat-it dëshmojnë një rritje të pushuesve me 39.7 për qind në muajin shtator në krahasim me një vit më parë.

Sipas Institutit të Statistikave, ritjen më të madhe e kanë turistët e huaj me 45,6 për qind, ndërsa rezidentët janë rritur me 31 për qind.

Në muajin shtator, Shqipëria u vizitua nga 110 mijë turistë të huaj, kundrejt 75 mijë që ishin në shtatorin e vitit 2021.

Rritjen më të madhe të numrit të turistëve të huaj e kanë Durrësi dhe zona e Jugut.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se edhe netët e qëndrimit në struktura akomoduese janë rritur.

Kjo, në krahasim me të njëjtën periudhë të një vitit më parë.

Numri i net-qëndrimeve është rritur gjithsej me 15,9 për qind, në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar.

Dallimin më të madh, në këtë rast, e bëjnë të huajit, pasi nëse rezidentët kanë një rritje të lehtë me vetëm 0.8 për qind, jo-rezidentët kanë rritur netët e qëndrimit me 23,7 për qind.

Veç shtetasve kosovarë që kanë rritjen më të madhe të turistëve në krahasim me shtatorin e vitit 2021, në trend rritës janë edhe pushuesit italianë, polakë dhe gjermanë.

Shqipëria përsërit rekordin e vitit 2018 për numër vizitorësh

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore