Shqipëria

Shqipëria përsërit rekordin e vitit 2018 për numër vizitorësh


Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se Shqipëria u vizitua nga mbi 5.6 milionë turistë gjatë sezonit veror.

Lajmi u bë i ditur gjatë konferencës së përbashkët me operatorët turistikë dhe kryebashkiakët për bilancin e sezonit turistik.

“Sezoni ka qenë surprizues sa i përket fluksit të të ardhurave për ekonominë. Në 6-mujorin e parë kemi kaluar 1 miliard të ardhura në ekonomi nga turizmi, pothuajse dyfishi i vitit të mëparshëm. Flukset e vizitorëve të huaj, deri në gusht kemi qenë 5.6 milionë turistë”, theksoi kreu i qeverisë.

Sipas tij, Tirana ka pasur një bum turistësh, ku hotelet dhe apartamentet kanë qenë plot.

Performanca e këtij sezoni turistik përsërit në këtë mënyrë shifrën rekord të sezonit veror të vitit 2018.

Gjatë vitit 2018 rreth 5.6 milionë shtetas të huaj e vizituan Shqipërinë për të pushuar.

Asokohe, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kryesonin prejardhjen e turistëve respektivisht me – 1 milion dhe 680 mijë vizitorë.

Gjatë vitit 2018 numri i turistëve nga Polonia u rrit me 34.2 për qind duke afruar 153 mijë polakë në Shqipëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore