Shqipëria

Shqipëria pret zgjedhjen si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë


11 qershori pritet të shënojë një ditë të rëndësishme për diplomacinë shqiptare, pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, do të votojë për të zgjedhur pesë anëtarë jo të përhershëm, ndër të cilët kandidate është edhe Shqipëria.

Në fakt, edhe kandidatura, janë vetëm pesë të tilla. Kështu, Shqipërisë, i bashkohet Brazili, Gaboni, Ghana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pavarësisht se nuk ka përballje në rajon, çdo vend duhet të sigurojë dy të tretat e gjithë anëtarësisë së Organizatës së Kombeve të bashkuara. Nëse kandidaturat votëbesohen, mandati si vend jo anëtar është dy vjeçar.

Këshilli i Sigurisë ndërkaq, përbëhet nga 15 anëtare, pesë prej të cilëve të përhershëm (pesë) dhe 10 të përkohshëm.

SHBA-të, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Rusia dhe Kina, janë pesë vendet me mandat të përhershëm.

Ndër vendet që kanë hedhur kandidaturën, Shqipëria është e vetmja që kandidon për të parën herë për këtë pozitë.

 

Pse është i rëndësishëm anëtarësimi i Shqipërisë?

Këshilli i Sigurimit pranë Kombeve të Bashkuara, ka kompetenca të merret me paqen dhe sigurinë kombëtare në vendet anëtare.

Kjo, nënkupton se ky Këshill, ka kompetenca të dërgojë forca paqeruajtëse në rajone ku vërehen trazira apo konflikte. Po ashtu, anëtarët kanë të drejtë të miratojnë sanksione.

Ky Këshill është një ndër gjashtë organet kryesore të OKB-së.

Ndër funksionet e tjera që kryen, janë ato të rekomandimit dhe pranimit të vendeve të reja në OKB. Autorizimi i misioneve ushtarake është gjithashtu një pikë që mund të aktivizojnë vendet anëtare të Këshillit të Sigurisë.

Vendet anëtare jo të përhershme, janë Estonia, India, Irlanda, Kenia, Meksika, Nigeri, Norvegjia, Saint Vincent dhe Grenadine, Tunizia dhe Vietnami.

Mbi çështjen, në Asamblenë e Përgjithshme, që do të mbahet në New York, është e pranishme ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore