Shqipëria

“Shqipëria merr presidencën 1 vjeçare të Nismës Adriatiko – Joniane”


“Shqipëria merr presidencën 1 vjeçare të Nismës Adriatiko – Joniane/EUSAIR”.

Këtë e konfirmoi ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, nëpërmjet një video në median sociale Facebook.

Duke shtuar se kjo vjen falë drejtimit me sukses të OSBEE-së dhe Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi.

Pas mbarimit të takimit online dy ditor të këtij forumi, Xhaçka theksoi faktin se Shqipëria qëndron në të njëjtën linjë sa i përket prioriteteve dhe vendosmërisë për të rritur bashkëpunimin rajonal.

“Do të doja të ftoja të gjithë miqtë dhe kolegët tanë të punojnë ngushtë së bashku dhe të shfrytëzojnë sa më mirë këtë mundësi, në mënyrë që NAJ-EUSAIR të realizojë potencialin e saj përtej rolit që ka pasur deri më tani, si një vendtakim për dialog politik”.

Ministrja deklaroi se Tirana është shpallur “Kryqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022”.

Dhënia e besimit për drejtimin e presidencës, vjen si një mundësi e mirë për të krijuar sinergji dhe për të promovuar projekte dhe iniciativa, ku do të përfitojnë të rinjtë e Shqipërisë.

“Investimi tek të rinjtë është investimi më i mirë dhe më i qëndrueshëm drejt objektivit të rëndësishëm strategjik të kësaj nisme, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor, i cili arrihet më së miri duke nxitur bashkëpunimin midis nesh”, e mbyll video-mesazhin Xhaçka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore