Sport

Shqipëria kalon në epërsi kundër Islandës


Shqipëria ka kaluar në epërsi kundër Islandës, në minutën e 35-të, gol të cilin e shënoi Ermir Lenjani.

Ndeshja është plotësisht e dominuar nga Shqipëria, të cilët arritën të gjenin golin pas shumë tentimeve.

Në minutën e 11-të, Aron Gunnarsson i Islandës u ndëshkua me karton të kuq, dhe la kombëtaren e tij me një lojtarë më pak.

Momentalisht, Shqipëria radhitet në pozitën e dytë me katër pikë në Grupin 2 në Ligën B.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore