Shqipëria ka kryer në tërësi 232 mijë e 379 vaksinime. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në Twitter.
24 orët e fundit, janë kryer 10 mijë e 791 vaksinime. “Nga fillimi i fushatës Shqipëria Buzëqesh, janë kryer 232,379 vaksinime”.
#ShqipëriaBuzëqesh🌼🌼🌼🌼 pic.twitter.com/GbKg6FywEE
— Ogerta Manastirliu (@GManastirliu) April 7, 2021
Fushata e vaksinimit masiv në Shqipëri nisi më 28 mars. Fashat e përfshira fillimisht ishin të moshuarit mbi 70 vjeç. Kjo fashë është ulur tashmë deri në 65 vjeç.
Disa kategori të veçanta janë gjithashtu të përfshira në vaksinim.
Katër dozat e përdorura janë ato të Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë