Shqipëria

Shqipëria fton investitorët për të zhvilluar fushën e teknologjisë


Ministria e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri lëshoi një thirrje për investitorët për të ndërtuar, zhvilluar dhe operuar me fondet e tyre një zonë zhvillimi teknologjik dhe ekonomik (TEDA) në qytetin veriperëndimor të Koplikut.

Fituesit do t’i jepet një kontratë qiraje 99-vjeçare, tha ministria në një njoftim të publikuar në faqen e saj të internetit.

Lajmi u bë i ditur nga faqja “SeeNews”.

Investitorët duhet të ofrojnë një garanci oferte prej 15 milionë lekësh (149,000 dollarë/139,000 euro).

Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 10 korrik.

TEDA Koplik shtrihet gjashtë kilometra larg kufirit me Malin e Zi.

Në maj, qeveria shqiptare tha se miratoi shpronësimin e tokës me një vlerë totale 115.4 milionë lekë brenda një tjetër TEDA të planifikuar, që ndodhet në kryeqytet.

Stimujt për zhvillimin e TEDA-s në vend përfshijnë një periudhë dyvjeçare me 120 për qind shpenzime kapitale të zbritshme për zhvilluesit dhe përdoruesit që investojnë në TEDA brenda tre viteve nga funksionimi i tij.

Gjithashtu, investitorët dhe ndërtesat në TEDA janë të përjashtuar nga 50 për qind e tatimit mbi fitimin dhe taksave mbi pasuritë e paluajtshme për pesë vjet, sipas faqes së internetit TEDA në Tiranë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore