Shqipëria

Shpërthen bombola e gazit në Kukës, merr flakë një banesë


Në qytetin e Kukësit, në një banesë, ka shpërthyer bombola e gazit dhe për pasojë ka marrë flakë shtëpia.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Bombola ka shpërthyer në lagjen nr.1 të qytetit të Kukësit.

Bombola shpërtheu në katin e tretë të banesës. Nga rrjedhja e gazit ka marrë flakë dhe apartamenti i katit të katërt.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore