Shqipëria

Shpërndanin lëndë narkotike në Dhërmi, arrestohen tre punonjësit lokalit


Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, nё fshatin Dhёrmi tё Himarёs.

Bёhet fjalё pёr sekuestrimin e 100 dozave me lёndё narkotike tё dyshuar cannabis sativa dhe kokainё.

3 shtetasit K. K., 25 vjeç, A. Sh, 19 vjeç dhe I. U., 21 vjeç, banues në Tiranë, janё vendosur nё pranga sipas njoftimit tё policisё.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një subjekt në Dhërmi, ku këta shtetas punonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore