Shqipëria

Shpërdoruan detyrën, procedohen penalisht 4 zyrtarë në Patos për krime mjedisore


Katër zyrtarë në Patos, Fier, mëngjesin e 13 shtatorit janë proceduar penalisht për krimet mjedisore të bëra në kodrat e fshatit Zharrëz.

Procedimi i tyre ka ardhur pasi u vërtetua se këta funksionarë kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar shtetasin S. T., 39 vjeç, të gërmonte tokën për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

Përkatësisht 39-vjeçari është arrestuar një ditë më parë, dhe akuzohet për veprat penale  “Shpërdorim i tokës”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.

Konkretisht, zyrtarët janë shtetasi A. G., 31 vjeç, banues në Patos, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.

Xh. C., 27 vjeç, me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.

L., 63 vjeç, me detyrë Inspektor Kontrolli i Territorit në IVMT në Bashkinë Patos. L. P., 58 vjeçe, me detyrë Specialiste për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës në Njësinë Administrative Zharrëz.

Këta shtetas, sipas njoftimit të policisë, nuk kanë kryer detyrën funksionale mbi parandalimin dhe marrjen e masave të veprimtarisë së paligjshme të ndryshimit të regjimit juridik të tokës nga ana e 39-vjeçarit të arrestuar.

Ndërkaq, materialet i kanë kalua Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore