Lajme

Shpërbëhet stacioni i radios liberale ruse


Redaktori i radio stacionit “Ekho Moskvy” – një nga mediat e fundit të mbetura liberale të Rusisë – ka deklaruar se është shpërbërë bordi i tij pasi u vu nën presion për mbulimin e luftës në Ukrainë.

Stacioni, një nga kanalet kryesore të lajmeve dhe çështjeve aktuale në Rusi, ishte hequr nga transmetimi dy ditë më parë.

“Bordi i drejtorëve të ‘Ekho Moskvy’ ka vendosur me shumicë votash të likuidojë kanalin radiofonik dhe faqen e internetit të ‘Ekho Moskvy’”, tha kryeredaktori i Ekho Moskvy, Alexei Venediktov në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Masa erdhi pasi zyra e prokurorit të përgjithshëm kërkoi këtë javë që aksesi të kufizohej në “Ekho Moskvy” dhe kanalin e lajmeve në internet “TV Rain” lidhur me mbulimin e konfliktit.

Prokurori tha se veprimi i tij u nxit nga “postimi i synuar dhe sistematik i faqeve të tyre të internetit, të informacionit që bënin thirrje për aktivitete ekstremiste, dhunë dhe informacione qëllimisht të rreme në lidhje me veprimet e forcave ruse si pjesë e një operacioni special” në Ukrainë.

Për të ndjekur zhvillimet e ditës së tetë të luftimeve, kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore