Lajme

Shkon në 47 bilanci i të vdekurve në Pakistan, pas shpërthimit në një Xhami


Të paktën 47 persona kanë humbur jetën nga një shpërthim në një xhami në qytetin pakistanez Peshawar këtë të hënë të 30 janarit.

Shpërthimi ndodhi në një moment kur xhamia ishte e mbushur me besimtarë dhe më shumë se 150 njerëz u plagosën.

Një pjesë e ndërtesës u shkatërrua dhe zyrtarët thonë se njerëzit janë varrosur nën rrënoja.

Shkaku i shpërthimit është i paqartë, por një zyrtar tha se, Policia kishte qenë objektivi dhe shumica e atyre që kishin vdekur ishin pjesë e forcës policore.

Zyrtarët e sigurisë theksuar se një bombardues i ulur në rreshtin e parë të xhamisë kishte hedhur në erë veten.

Asnjë grup nuk e ka pranuar ta ketë kryer atë.

Një video që qarkullon në mediat sociale tregon se gjysma e një muri është rrëzuar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore