Lajme

SHKK suspendon oficerin e dyshuar për marrje ryshfeti


Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar nga puna oficerin e Shërbimit Korrektues në Prizren pasi që i njëjti është arrestuar nga policia nën dyshimin për marrje ryshfeti.

“Sot rreth orës 19:15, pas marrjes së konfirmimit nga Policia Kosovës, respektivisht nga Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion , se zyrtari korrektues, B.R punonjës në Qendrën e Paraburgimit Prizren është arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, të njëjtin e ka suspenduar nga puna”, ka njoftuar SHKK-ja.

“SHKK në koordinim të plotë me Policinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime te fuqishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar”, thuhet më tej në njoftim.

Më herët policia pati njoftuar se ka arrestuar oficerin e lartcekur, pasi dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në këtë qendër paraburgimi, për një person që ishte në paraburgim.

“Hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në flagrancë kanë arrestuar të dyshuarin B.R., nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘marrje ryshfeti’.

“I dyshuari, oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për një person të paraburgosur. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”, kishte njoftuar policia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore